Zhduket një e moshuar në Veternik, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Zhduket një e moshuar në Veternik, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Remzije Ahmeti, një grua e moshuar është larguar nga banesa e saj në Vetenik, deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një postimi në Facebook, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

“Nëse e shihni zonjën e moshuar, më poshtë gjeni numrat kontaktues: 049 400 049 ose 049 795 200”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ahmeti raportohet të jetë zhdukur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes, dhe vuan nga sëmundja e Alzheimerit.

Related Articles