Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një grua nga Fushë Kosova, e cila ka raportuar se djali i saj 14-vjeçar ka dalë nga shtëpia që dy ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Sinjali mëson se e njëjta ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se djali kthehet, por i mituri nuk është bërë i gjallë nga 29 tetori.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.