Zhduket një person në Malishevë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Zhduket një person në Malishevë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Të martën Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Sopajt, i cili është raportuar i zhdukur që nga 5 tetori në Janiqishtë të Malishevës, raporton Gazeta Enigma.

Ekipet e shpëtimit ndodhen aktualisht në terren dhe po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rastin e ka raportuar bashkëshortja e tij.

Related Articles