Një operacion kërkim-shpëtimi është aktivizuar sot në një zonë ende të pacaktuar, pas marrjes së një njoftimi për një person të zhdukur dhe të lënduar.
Sipas njoftimit zyrtar nga ekipet që po zhvillojnë aksionin, të gjithë anëtarët janë angazhuar në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për ta lokalizuar dhe shpëtuar personin e raportuar.
“Ekipet tona janë aktivizuar për një operacion kërkim-shpëtimi në zonën pas marrjes së një njoftimi për një person të zhdukur dhe të lënduar! Të gjithë anëtarët janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për lokalizimin dhe shpëtimin e personit të raportuar. Koordinimi po bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe qytetarët në atë zonë. Nëse keni informacion që mund të ndihmojë, ju lutemi na kontaktoni menjëherë. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!”