Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë nga Gjilani, i cili ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia që dy ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
I njëjti ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 15-vjeçarja kthehet, por e njëjta nuk është bërë e gjallë nga 23 tetori.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë, njofton Sinjali.
Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.