Policia njofton se është zhdukur një vajzë nga Podujeva, raporton Gazeta Enigma.
Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj, e cila i tha Policisë se prej se është larguar nga shtëpia nuk ka njohuri më për vend ndodhjen e saj.
Ndryshe, rasti po vazhdon të hetohet.
“Me 11.08.201 një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj , viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.