Një grua në Gjilan e ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.
Sipas Sinjalit, nëna ka deklaruar se vajza e saj pasi ka përfunduar një seancë gjyqësore për shkurorëzim, ka shkuar në shtëpinë e burrit për të marrë rrobat e saj. Bazuar në dëshminë e saj, viktima më pas ka dalë nga shtëpia e burrit dhe më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e 29-vjeçares dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.