Projekti i fundit muzikor që po raportohet të ketë depërtuar përtej kufijve, e që mban emrin e këngëtarit, Butrint Imeri, nuk ka qenë i tëri ashtu siç e gjeni tani në kanalin e AVD Digital.
Sekuenca fillestare ku kamera futet brenda veturës së tij të markës, Mercedes Brabus (çmimi fillestar i të cilit është 605-mijë euro), duket të jetë ndryshuar vetëm pak kohë pas publikimit.
Sekuenca e zëvendësuar shfaq një zënkë mes këngëtarit dhe protagonistes e cila përfundon edhe në një “shuplakë” jo të qëllimshme gjersa dyshja po aktronin.
Por a e goditi me të vërtetë Butrinti modelen?
Jo. Përveç që gjithçka ka qenë aktrim, në xhirim të ngadalësuar shihet qartë që këngëtari e ka pasur kokën e kthyer mënjanë dhe njëkohësisht ka ‘gjuajtur’ me dorë kah modelja.
Ndonëse dy herë i jep krahut, në të dyja rastet modelja e mbron veten me duar dhe në të dyja rastet ajo goditet në duar nga ana e Butrintit, e jo në fytyrë. Por, fuqia me të cilën këngëtari e godet modelen në duar bënë që në një çast njëra nga to gjatë mbrojtjes ta prekë atë në fytyrë, çka nxitë refleksin që ajo të zmbrapset.
Kujtojmë që mesazhi që përçohet brenda gjithë kësaj sekuence është ndarja e cila ka ardhur si zgjedhje nga ana e vajzës, por që i ka krijuar vuajtje tashmë protagonistit mashkull, në këtë rast Butrint Imerit.