“Shpërthen” Depay: Nuk jam penduar për transferimin, jam shumë i lumtur tek Barcelona

“Shpërthen” Depay: Nuk jam penduar për transferimin, jam shumë i lumtur tek Barcelona

Memphis Depay ishte transferimi më i madh i Barcelonës në merkaton e verës.

Sulmuesi holandez ka qenë gjithmonë i pranishëm në nëntë ndeshjet e luajtura nga blaugrana në këtë fillim sezoni (shtatë në Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve) dhe deri më tani ka shënuar tre gola.

Depay shprehet shumë i lumtur që ka nënshkruar për një klub kaq të rëndësishëm në një interivstë për ESPN NL

“Si mund të më pyesni mua nëse jam penduar që kam zgjedhur këtë klub? Është Barcelona. Ju e dini madhështinë e klubit dhe çfarë do të thotë të luash në një ekip kaq të madh. Unë kurrë nuk do të pendohem për këtë”, tha fillimisht Depay.

“Ne e dimë situatën, të gjithë bëjnë panik. Njerëzit nuk janë mësuar me këtë. Ata janë mësuar të fitojnë dhe me futboll të shkëlqyeshëm. Por unë nuk jam i shqetësuar dhe jam i sigurt se gjërat do të ndryshojnë”, përfundoi Depay.

Related Articles