Një turist polak është raportuar të jetë zhdukur me datë 5 shtator të këtij viti.
Lidhur me rastin menjëherë ka filluar kërkimi-shpëtimi i tij.
Mirëpo pak ditë më vonë, është pezulluar ky operacion, njofton Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Në këtë njoftim thuhet se pezullimi i operacionit erdhi pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë për turistin e zhdukur.
Bëhet e ditur se operacioni është zhvilluar në katër drejtime, një nga ajri me helikopter dhe tri të tjera nga toka. /Gazeta Enigma
Postimi i plotë: