Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka publikuar listën e futbollistëve me më së shumti driblime.
E kësaj liste i prin Edon Zhegrova me 17 driblime gjithsej.
Një foto e Edon Zhegrovës duke festuar dhe një tjetër duke e dribluar Jude Bellingham janë vendosur në postim.
“Magjistarët”, ishte mbishkrimi i faqes për këtë statistikë.
Në top-5she janë edhe Vinicius Junior, Morgan Rogers, Jamal Musiala, Jeremy Doku dhe Xavi Simons.