Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, në konferencën për media ka deklaruar që ekipi do ta japë maksimumin në ndeshjen e së martës në Prishtinë ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.
“Kur vij me lujtë për kombëtaren, vij me lujtë me kënaqësinë më të madhe. Në ndeshjen e kaluar kemi mujtë me lu hala ma mirë”, ka thënë Zhegrova duke iu referuar përballjes ndaj Lituanisë të shtunën.
“Besoj që ndeshjen në Prishtinë që do ta luajmë, do e japim maksimumin, dhe normalisht luajmë për fitore. Shpresoj që të shënojmë sa më shumë gola në këtë ndeshje”.