Mbrëmë, ylli kosovar, Edon Zhegrova është zgjedhur “Lojtari i Ndeshjes” në Ligën e Kampionëve.
Ai është i parë në histori të Kosovës që fiton një çmim të tillë në Champions.
Lidhur me këtë ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook ata kanë renditur statistikat që pati 10-shi i kombëtares kosovare gjatë ndeshjes së djeshme.
“10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0”
“Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara”, thuhet në postimin e FFK-së. /Gazeta Enigma