Edon Zhegrova ka shpërthyer në stërvitjen e sotme të Lille, shkruan Gazeta Enigma.
Anësori i kombëtares së Kosovës po e merr veten mjaft mirë te skuadra franceze, Lille.
Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq ‘Edonin e vërtetë’.
Lojtari shihet tek merr topin dhe driblon shokët e skuadrës pa asnjë problem.
Njëri nga ta turpërohet keq, duke i kaluar topi poshtë këmbëve.