Zhvarroset varri i priftit pas 3000 vjetësh

Zhvarroset varri i priftit pas 3000 vjetësh

Një varr i cili kishte qëndruar i pa prekur për tremijë vjet, u zbulua gjatë gërmimeve në veri të Perusë,  thonë autoritetet.

Sipas zonës malore ku u gjend ky banor i varrit, nga arkeologët u quajt Prifti i Pacopampa.

Studiuesit gërmuan nëpër gjashtë shtresa hiri të përziera me tokë për ta arritur skeletin e tij, i cili shoqërohej nga dy vula dhe mjete tjera të shenjta.

Vula tregoi praninë e bojës së lashtë rituale të trupit të përdorur për njerëzit me status elitar, tha në një deklaratë ministria e Kulturës e Perusë.

Udhëheqësi i projektit, Yuji Seki, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se madhësia e madhe e varrit, rreth dy metra në diametër dhe një metër e thellë, ishte “shumë e veçantë”, siç ishte pozicioni i trupit të shtrirë me fytyrë poshtë me gjysmën e trupit të tij zgjatur dhe këmbët e kryqëzuara, transmeton Klan Kosova.

“Unë mendoj se ky ishte një lider në kohën e tij”, shtoi ai.

Gërmimi është një përpjekje e përbashkët që përfshin arkeologë nga Muzeu Kombëtar i Etnologjisë në Japoni dhe nga Universiteti Kombëtar i Perusë.

Related Articles