Zhvillime të reja në veri, serbët bllokojnë një rrugë

Zhvillime të reja në veri, serbët bllokojnë një rrugë

Pas incidentit të djeshëm në veri të vendit, ku një qytetar serb ka mbetur i plagosur një rrugë është bllokuar sot në anën veriore të Kosovës.

Disa qindra qytetarë serbe të Zveçanit dhe Mitrovicës veriore në përgjithësi kanë dalë në protestë, të thirrur nga Marina Jovanoviq, bashkëshortja e Milan Jovanoviqti i cili është plagosur dje.

Protestuesit kanë lëvizur në rrugën kryesore të Zveçan  derisa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Largohuni nga këtu, Evropa po gjuan kundër nesh”. “Ti nuk takon këtu” e të tjera.

Të njëjtit po shkojnë në drejtim të urës së Bitricës, ku edhe thuhet se ndodhi plagosja.

Një numër i madh i qytetarëve po ashtu thuhet se janë mbledhur edhe në anën tjetër të urës, nga drejtimi i Leposaviqit.

Serbët thanë se kanë ardhur në protestë, për shkak të arrestimit të serbëve të ndodhura gjatë kohës së fundit dhe të shtënave të djeshme.

Nga Ministria e Brendshme dje është thënë se i dyshuari nuk kishte ndaluar dhe me këtë rast është shtënë me armë zjarri ndaj tij, ndërsa janë duke u kryer të gjitha hetimet në lidhje me këtë situatë.

Foto nga Kosovonline.

Related Articles