Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë kidnapuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.
Lajmin për kidnapimin e tyre e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla.
Pas këtij zhvillimi polica ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues“, thuhet në njoftim.
Konferenca është paraparë të mbahet sot më, 14.06.2023 në ora 17:00.