Zidane paralajmëron largimin nga Real Madridi: Ka momente kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve

Zidane paralajmëron largimin nga Real Madridi: Ka momente kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka pranuar edhe një herë se mund të largohet në fund të sezonit nga mbretërit.

Ai ka thënë se ka momente kur duhet të qëndrosh dhe ka momente kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve.

“Pyetja për të ardhmen time, më është bërë e mërzitshme, pasi kemi akoma edhe dy javë për të luajtur, ndaj nuk e di çfarë do të ndodhë më pas. Mund të ndodhë gjithçka dhe unë po bëj maksimumin”.

“Më pasi sigurisht që ka momente kur duhet të qëndrosh dhe të tjera kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve”, ka thënë francezi.

Mbretërit mbeten në garë për titull ku këtë javë takohen me Athletic Bilbaon, ku janë duke shpresuar në një gabim të Atletico Madridit.

“Kur ulem në bankinën e Realit, kam ende të njëjtën dëshirë për të fituar, si në ndeshjen e parë”.

“Besojmë ende te titulli, edhe pse tani nuk është më në dorën tonë, megjithatë nuk duhet të ndjekim kundërshtarët, por të bëjmë detyrën në ndeshjet tona, duke nisur nga nesër në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos”, ka thënë Zidane. /Gazeta Enigma/

Related Articles