Një zjarr i madh ka përfshirë kullotat e fshatit Mashkullorë të Gjirokastrës.
Dyshohet se zjarri ka nis rreth orës 13:00 në malet e asaj zone.
Për të shuar zjarrin janë angazhuar strukturat e emergjencave.
“Zjarri po luftohet me mjete rrethanore si pompa shpine, sepse për shkak të terrenit të vështirë malor nuk mund te dislokohen automjetet zjarrfikëse. ” Zjarri është masiv dhe po mundohemi ta mbajmë nën kontroll”, kanë thënë përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës. /Gazeta Enigma
Zjarr i madh në malet e Gjirokastrës
