Zjarr i madh në një fshat të Klinës, digjen tre bagëti

Zjarr i madh në një fshat të Klinës, digjen tre bagëti

Dy stalla janë kapluar nga një zjarr i madh në fshatin Zabërgjë të Klinës.

Si pasojë janë djegur edhe tre bagëti që ishin brenda stallës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi.

Gashi tha se dëmet janë të konsiderueshme, por se vlera ende nuk dihet.

“Janë djegur mjete bujqësore, mjete të punës, ushqim i bagëtive. Vlera nuk dihet. Fatmirësisht njerëzit nuk janë prekur në këtë rast”, tha Gashi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit, eksperti i zjarreve dhe tani po hetohet rasti. Nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin”, theksoi ai.

Gjatë ditës së sotme në këtë fshat të Klinës, një zjarr i madh ka shpërthyer në një fushë ku si pasojë janë prekur edhe këto dy stalla.

Related Articles