Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pak minuta më parë në ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë, derisa rrezikohen edhe objektet për rreth fabrikës.
Për momentin nuk raportohet dëme në njerëz, përveç atyre materiale.
Në vendngjarje krahas ekipit të zjarrfikësve kanë dal në ndihmë edhe disa kompani private dhe po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.
Gjithashtu në ndihmë ka ardhur edhe ushtria dhe zjarrfikës të qyteteve tjera.
Policia e Tetovës iu bëri apel qytetarëve që kanë sëmundje të frymëmarrjes të shmangin daljen në qytet në këto momente.