Zjarr i madh në tri objekte në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare

Zjarr i madh në tri objekte në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare

Një 12-vjeçare është asfiksuar pasi, një zjarr i madh përfshiu tri banesa mbrëmjen e së hënës, në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.

12-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e parë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Related Articles