Një rast i zjarrit ka ndodhur në ballkonin e një banese në Prishtinë, konkretisht te banesat e arabëve.
Lajmin e ka konfirmuar Malë Gashi, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë.
“Ka ndodhur në një terracë, ku janë djegur një tavolinë dhe një karrige. Fatmirësisht zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha. Ekipi ka intervenuar dhe e ka fikuar zjarrin”, deklaroi ai.
“Nuk kemi informacione për të lënduar”, shtoi Gashi për Klankosova.tv.
Për rastin në fjalë Klankosova.tv ka pyetur edhe Policinë, dhe është në pritje të një përgjigje.
