Zjarr në Golesh, asnjë ekip emergjent në vendngjarje

Zjarr në Golesh, asnjë ekip emergjent në vendngjarje

Një vatër zjarri është raportuar në Golesh, afër Parkut Industrial, ndërsa në terren nuk është parë asnjë ndërhyrje nga zjarrfikësit apo reagim i qytetarëve.

Gazetari Besnik Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se zona është përfshirë nga tymi dhe flakët, ndërsa vendi vazhdon të digjet i pambikëqyrur.

“Tym e flakë në Golesh. Afër Parkut Industrial. Dhe, asnjë zjarrfikës e as qytetar nuk pash tek vatra që vazhdon të digjet”, ka shkruar ai.

Related Articles