Zjarr në Gregjenik të Kamenicës, lëndohet polici jashtë detyrës duke e shuar flakën

Zjarr në Gregjenik të Kamenicës, lëndohet polici jashtë detyrës duke e shuar flakën

Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të shtunën pasdite në fshatin Gregjenik të Kamenicës, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia përmes raportit ka njoftuar se gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në vend, ndërsa më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gregjenik, Kamenicë 09.08.2025- 13:17. Raportohet për një zjarr fushor ku në përpjekje per ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar viktima  m/k zyrtar  policor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i zjarrfikëseve të cilët kane arritur te lokalizojnë zjarrin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti nën hetime”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles