Një zjarr është përhapur në ish-objektin e ABC-së në Prishtinë.
Nga policia kanë thënë se zyrtarë policorë janë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.
Ndërkohë, në njoftimin e fundit, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, është shprehur se zjarri është nën kontroll.
Më tej, ai shtoi se nuk ka ndonjë rrezik të madh nga zjarri në fjalë, deri tani.