Një zjarr sot ka shërthyer në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK ka thënë se bojleri i cili është i vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes menjeherë kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë ndërhyrë dhe e kanë shuar zjarrin.
Qyqalla tha se situata është nën kontrollë dhe se nuk ka të lënduar.
Sipas saj përkundër këtij incidenti, aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë po vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin.
“Ju njoftojmë se ka rënë zjarr në një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera. Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, ka thënë Qyqalla
