Zjarr në kodrën e Cerrnushës, po bëhet përpjekje maksimale për lokalizim të tij

Zjarr në kodrën e Cerrnushës, po bëhet përpjekje maksimale për lokalizim të tij

Në orët e pasdites të së enjtes, është ndezur një vatër zjarri në kodër të Cerrnushës.

Për momentin, ky zjarr është ende aktiv, ndërkaq zjarrfikësit janë duke bërë të pamundurën për lokalizimin e kësaj vatre.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fixhrije Pllana.

“Sot në orët e pasdites është pranuar informata për një zjarr në kodrën e Cerrnushës, njësitet policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur informatës. Për momentin zjarri është aktiv, zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje për lokalizim të zjarrit”, tha Pllana.

Related Articles