Zjarr në një banesë në Prishtinë, dyshohet se shkaktar u bë djegia e klimës

Zjarr në një banesë në Prishtinë, dyshohet se shkaktar u bë djegia e klimës

Një zjarr i madh ka përfshirë sot në orët e hershme të mëngjesit ballkonin e një banese në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Prishtinë.

Sinjali mëson se dëshmitarët kanë njoftuar Policinë dhe organet tjera kompetente, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, brenda banesës në fjalë ndodhej një person, i cili ishte në gjumë e që më pas i njëjti është evakuuar.

Ekipi i zjarrfikësve ka arritur që të lokalizojë zjarrin dhe ta fik në tërësi atë, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku sipas dyshimeve të para, zjarri është shkaktuar si pasojë e djegies së një klime e cila ishte e vendosur në ballkon.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.

Related Articles