Mëngjesin e sotëm është raportuar një jar në një fabrikë në Vushtrri.
Si pasojë e zjarrit janë lënduar dy persona, të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkruan Gazeta Enigma.
Zjarri është fikur nga zjarrfikësit, kurse në vnedin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, kurse lajmin për GAZETËN ENIGMA e ka konfirmuar Avni Zahiti.
“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës “Extra” në Vushtrri ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona- punëtor si pasoj e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për Gazetën Enigma.