Zjarr në një ndërtesë në Japoni, 27 mbesin të vdekur

Zjarr në një ndërtesë në Japoni, 27 mbesin të vdekur

Së paku 27 persona dyshohet se kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në qendër të qytetit Osaka në Japoni.

Transmetuesi publik, NHK, tha se policia është duke e hulumtuar mundësinë që zjarri të jetë nisur qëllimisht, shkruan BBC.

Mediet lokale thanë se viktimat kanë pësuar “arrest kardiopulmonar”, term që shpesh përdoret në raportet preliminare para se të konfirmohet vdekja zyrtarisht.

Në pamje shihen xhama të bërë të zinj nga tymi, pasi dhjetëra zjarrfikës e fikën zjarrin në katin e katërt të ndërtesës. Duket se të gjithë ata që besohet se janë të vdekur ishin në një klinikë, kur ndodhi zjarri.

Ndërtesa që u përfshi nga flaket ndodhet në një distrikt të ngarkuar për tregti dhe zbavitje në Osaka.

Në vitin 2019, Japonia e shënoi njërin ndër incidentet më të rënda masive që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi një burrë ia vuri flakën një studioje filmike në Kyoto, duke lënë të vrarë 36 njerëz.

Related Articles