Zjarr në një spital në Indi, vdesin 10 foshnje të porsalindura

Zjarr në një spital në Indi, vdesin 10 foshnje të porsalindura

Një zjarr ka përfshirë kujdesit intensiv neonatal në një spital në veri të Indisë, si pasojë e të cilit kanë vdekur  10 foshnja të porsalindura.

Sipas autoriteteve atje, nga ky zjarr që ndodhi në në qytetin Jhansi në Uttar Pradesh të Indisë, janë lënduar edhe 16 foshnje  të tjera, raporton The Independent.

Zyrtarët thanë se zjarri u përhap me shpejtësi në këtë repart, ku po trajtoheshin 55 foshnje dhe bëhet e ditur se 45 foshnje janë shpëtuar e po marrin trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet se cili është shkaktari i këtij zjarri, por kur zjarrfikësit kishin arritur në vendin e ngjarjes,  reparti ishte përfshirë i tëri nga zjarri dhe ekipet e shpëtimit duhej të thyenin dritaret për të arritur tek foshnjat e porsalindura.

Related Articles