Shkolla 9-vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor nuk ka nxënës, por ka pasur vetëm dëme materiale, raporton Oranews.
Sipas burimeve, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Ndërkohë është djegur një bankë të cilën policia e ka nxjerrë në ambientet e jashtme si dhe depoja e librave.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan zjarrin.