Zjarre në afërsi të Rivierës Franceze

Zjarre në afërsi të Rivierës Franceze

Mijëra persona, përfshirë edhe turistë nga vendet e kampingut, janë evakuuar derisa zjarrfikësit po luftojnë me zjarret afër Rivierës Franceze, raporton BBC.

Shumicës iu janë dhënë vetëm pak minuta kohë për t’u larguar ndërsa qindra zjarrfikës janë vendosur në regjionin Var në perëndim të Saint-Tropez.

Zjarrfikësit kanë njoftuar se zjarret kanë nisur të hënën dhe kanë prekur 6000 hektarë.

20 persona kanë vuajtur nga inhalimi i tymit dhe gjashtë zjarrfikës janë lënduar.

Zjarri nisi nga moti tepër i nxehtë, ku të martën temperaturat arritën në mbi 35 gradë Celsius. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që ishte në pushime në atë zonë, vizitoi zjarrfikësit që po luftonin me zjarre.

Related Articles