Zjarret në Prevallë, Totaj: Sot planifikojmë intervenim dhe lokalizim

Zjarret në Prevallë, Totaj: Sot planifikojmë intervenim dhe lokalizim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë.

Ai tha se u njoftua se situata është “nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël”.

“Sot, planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale”, shkroi Totaj në një postim në Facebook.

I pari i Prizrenit vizitoi sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar. 

Ai tha se gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim.

“Falënderoj të gjithë pjestarët e institucioneve lokale dhe qëndrore për kontributin që po japin në menaxhimin e situatës së krijuar. Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë”, u shpreh tutje Totaj. /Gazeta Enigma

Related Articles