Zjarret në Shqipëri – 18 vatra brenda 24 orëve, dy ende aktive

Zjarret në Shqipëri – 18 vatra brenda 24 orëve, dy ende aktive

Shqipëria që prej muajit qershor po përballet me një numër të lartë zjarresh. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat, dy janë aktive dhe dy janë nën monitorim.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh, sipas raportimeve të Euronews Albania.

Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me dushqe.

Në kufirin midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, është djegur një sipërfaqe rreth 23 hektarë.

Në fshatin Tarazh, njësia administrative Rrëshen, zjarri ka rënë në një shtëpi private. Si pasojë, u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është ende i panjohur.

Në vendin e quajtur “Mal Plak”, pjesë e bashkisë së Librazhdit, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore.

26 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca operacionale janë angazhuar për shuarjen e zjarreve, ndërsa nga Forcat e Armatosura 60 efektivë dhe dy helikopterë.

Gjatë ditës së diel, sa i përket zjarreve në pyje, rreziku më i lartë paraqitet në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat.

Related Articles