Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar me problemin e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë në detyrë në Kosovë. Tahiri ka thënë se kjo e fundit po hesht, dhe se e njëjta nuk e ka thënë ‘‘një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës’’.
Tahiri ka theksuar edhe se kur VV-së i duhen votat, ata e vendosin flamurin kombëtar ‘’në çdo cep’’.
Postimi:
‘‘Flamuri s’fik zjarrin! Shqipëria po digjet qe disa ditë, e qeveria jonë veç hesht, një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës. Knej, kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep. E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë e kur duhet ndihmuar vllezërot e motrat tona me zjarrfikës e FSK, asnjë lëvizje. Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla’’, ka shkruar ai’’, ka shkruar ai.