Ashtu siç paralajmëruan të mërkurën Zjarrfikësit e Kosovës sot kanë mbajtur protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një reagimi, Sindikata ka njoftuar se zjarrfikësit janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.
Sindikata gjithashtu njoftoi se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme. /GAZETA ENIGMA/