Një zjarr që ka rënë pasditen e sotme në Gjirokastër ka djegur dy banesa në lagjen “Manalat i dytë”.
Policia njofton se nga flakët në banesat e dy vëllezërve janë shënuar vetëm dëme materiale
“Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër).
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.