Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës po rrezikon edhe shtëpitë (VIDEO)

Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës po rrezikon edhe shtëpitë (VIDEO)

Në Corroticë të Preshevës po vazhdon ende zjarri i madh në kodrinat e pyllëzuara mbi fshat.

Zjarri, sipas banorëve, ka filluar në orët e paradites, por tani ka marr përmasa alarmante. Mbi fshat shihen flakët në lartësi deri në 20 metra, ndërsa perimetri i zjarrit është mjaft i gjerë, raporton RTV Presheva.

Banorët vullnetarisht po mundohen të lokalizojnë flakët. Intensiteti është aq i madh sa që është bërë e pamundur të bëhet diçka nga banorët.

Në orët e pasdites në vend të ngjarjes ka dalë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka deklaruar se pritet që së shpejti të vijnë zjarrfikësit. Ai ka deklaruar se ka kontaktuar Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe se pritet që të angazhohet një helikopter për fikjen e zjarrit.

Banorët po kanë frikë pasi zjarri është afruar 50 metra nga shtëpitë.

Related Articles