Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth ngjarjes që ka ndodhur sot tek objekti i ETC-së në Klinë.
Kelmendi tha se para pak minutash e ka marr vesh ngjarjen nga shefi i sigurimit.
Kelmendi tha se zjarri ka ndodhur para se të hapet objekti për fillimin e orarit të punës.
“Më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S’ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, ka thënë Kelmendi për Telegrafin.