Zjarri kaplon Himarën, rrezikohen objektet e banimit (Video)

Zjarri kaplon Himarën, rrezikohen objektet e banimit (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë të premten por po vijon të jetë aktiv edhe sot në fshatin Pilur të bashkisë së Himarës në Shqipëri.

Zjarri ka rrezikuar banesat duke ju afruar shumë afër, ku janë djegur dhe vijojnë të digjen rreth 70 hektarë me kullota.

Ndërkohë në terren ndodhen zjarrfikësit e Himarës të ndihmuar dhe nga një helikopter, po ashtu ditën e sotme kanë ardhur në ndihmë edhe 40 ushtar të FA.

Situata vijon të jetë e rënduar pasi zjarri i ndihmuar dhe nga era përparon në të gjithë zonën.

Related Articles