Zjarri masiv shkatërron restorantin në aeroportin Speck në Cyrih

Zjarri masiv shkatërron restorantin në aeroportin Speck në Cyrih

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhe shkatërruar restorantin e aeroportit Speck në Fehraltorf, në kantonin e Cyrihut, të dielën në mëngjes.

Sipas Blick, ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa dëmi material vlerësohet në qindra mijëra euro.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por disa fluturime janë anuluar si pasojë e incidentit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë nisur, ndërsa autoritetet lokale po vlerësojnë edhe dëmet infrastrukturore të shkaktuara nga zjarri.

Related Articles