Mbrëmjen e së premtes, një zjarr i madh shpërtheu në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren, duke përfshirë 7 lokale që ndodheshin në një objekt të përbashkët.
Nga informatat fillestare, dy nga lokalet ishin në përdorim, ndërsa 5 të tjera ishin të pashfrytëzuara në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Menjëherë pas alarmimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë punuar për të shuar flakët. Zjarri ka qenë i kontrolluar rreth orës 3 të mëngjesit.
