Zjarri në Drenas: Lladrovci njofton se ka aktivizuar shtabin emergjent

Zjarri në Drenas: Lladrovci njofton se ka aktivizuar shtabin emergjent

Një fabrikë e plastikës e cila ndodhet brenda Parkut të Biznesit në Drenas është përfshirë nga zjarri, sot paradite.

Pas shpërthimit të zjarrit atje, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka aktivizuar shtabin emergjent të kësaj komune, në krye të të cilit është vetë ai.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka bërë me dije se në përkrahje të zjarrfikësve të Drenasit, kanë arritur edhe njësitë tjera zjarrëfikëse nga Malisheva, Skenderaji, Lipjani e Prishtina, të cilët i ka falënderuar për shpejtësinë e reagimit.

Ai paoshtu tha se zjarri ka përparuar shumë shpejtë sepse ka erë e cila po e ndihmon përhapjen e flakëve dhe lënda e parë që po digjet.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Related Articles