Zjarri në Hajvali – Policia jep detaje

Zjarri në Hajvali – Policia jep detaje

Një incident zjarri është raportuar sot rreth orës 11:30 në Hajvali, ku disa vetura janë përfshirë nga flakët brenda një autoservisi. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht Policia e Kosovës për Gazetën Enigma.

“Sot rreth orës 11:30 është raportuar për një incident zjarri në Hajvali, ku në një autoservis janë përfshirë nga zjarri disa vetura. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur lokalizimin e zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ekipet e emergjencës kanë vepruar me shpejtësi duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në ambientet përreth. Autoritetet janë duke mbledhur prova në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e saktë të zjarrit.

Hetimet vazhdojnë.

Related Articles