Nuk ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
