Zjarri në IML, Manxhuka i LVV: Askush nuk mundet t’i dëmtojë më ato prova, është koha për drejtësi

Zjarri në IML, Manxhuka i LVV: Askush nuk mundet t’i dëmtojë më ato prova, është koha për drejtësi

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas zjarrit në ndërtesën e IML, raporton Gazeta “Enigma”.

“Sa i përket rastit “Dehari” nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova sepse mbi to janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza. Kështu që për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet”, ka shkruar Manxhuka.

Ai përmes një postimi në profiline tij në Facebook ka shkruar se jemi të shqetësuar vetëm mbi padrejtësinë dhe moszbardhjen ende të ratit “Dehari”.

“Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti. Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çkado që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka përfunduar ai.  /GAZETA ENIGMA/

Related Articles