Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga tragjedia e ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Haradinaj ka ngushëlluar familjarët e viktimave, derisa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.
“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook. /Gazeta Enigma