Zjarri në një fabrikë të plastikës në Rahovec: Nuk ka persona të lënduar

Zjarri në një fabrikë të plastikës në Rahovec: Nuk ka persona të lënduar

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rahovec, ku në fshatin Sapniq një fabrikë e plastikës është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë duke lokalizuar zjarrin.

Sipas informacioneve të para, nga ky shpërthim i zjarrit nuk ka persona të lënduar, por megjithatë raportohet për dëme të mëdha materiale.

Detaje në lidhje me këtë incident ka dhënë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl latifi.

Ai ka bërë të ditur se zjarri ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në fabrikën e plastikës “Ritupack”..

“Shpreh keqardhjen time të thellë për këtë ngjarje të rëndë që ka prekur këtë biznes të rëndësishëm për komunën tonë! Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, gjë që është një lehtësim i madh për të gjithë ne. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha dhe ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është shmangur përhapja e tij në zonat përreth.

Dua të shpreh mirënjohjen time për Njësinë e Zjarrfikësve të Rahovecit, si dhe për ndihmën e vyer të njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, të cilët dëshmuan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm! Po ashtu, falënderoj Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në sigurimin e rendit dhe mbështetjen në menaxhimin e situatë”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

Mes tjerash, ai ka potencuar së do të ofrojnë mbështetje për këtë biznes dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në përballimin e pasojave të incidentit.

Related Articles